Bajerni dhe Dortmundi nuk hasin probleme në Kupë, Aubamejang shënon 3 gola (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2017 | 21:54

Bajerni dhe Dortmundi nuk hasin probleme në Kupë, Aubamejang shënon 3 gola (VIDEO)

Bajerni i Mynihut është kualifikuar për në fazën e 32 ekipeve më të mira të Gjermanisë pasi ka mposhtur sot në transfertë me rezultatin e thellë 0-5 skuadrën e Shemnicerit.

Bavarezët kaluan në avantazh në minutën e 20 me atë Levandovskit dhe pjesa e parë u mbyll 0-1 Në pjesën e dytë shënuan Koman në minutën e 51-të, Levandovski në minutën e 60, Riberi në të 79-n dhe Humels në të 89-n.

dortmund

Borusia e Dortmundit u kualifikua gjithashtu për më tej teksa fitoi 0-4 në transfertë ndaj Rilazingen-Arlen. Aubamejang ishte autori i tre golave, më saktësisht në minutën e 41-të me penallti, në minutën e 55-të dhe në të 80-n. Goli tjetër u shënua nga Bartra në minutën e 12.

Nga ndeshjet e tjera u kualifikuan ekipet e mëdha si Eintrakti i Frankfurtit, Frajburgu, Këlni, Mainci, Verder Bremeni dhe Hofenhajmi, duke mos lënë vend për surpriza.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"