Bajerni bën goditjen e parë në merkato për sezonin e ardhshëm, transferon mesfushorin e rivalëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 11:51

Bajerni bën goditjen e parë në merkato për sezonin e ardhshëm, transferon mesfushorin e rivalëve

Bajerni i Mynihut duket se ka bërë goditjen e parë për sezonin e ardhshëm, duke arritur marrëveshjen me mesfushorin e RB Lajpcig, Konrad Laimer.

laimer

Siç raporton “Sport Bild”, bavarezët kanë gjetur akordin me austriakun, kontrata e të cilit me Lajpcig do të përfundojë në verën e vitit të ardhshëm.

Kampionët e Gjermanisë ishin në ndjekje të 25-vjeçarit që në merkaton e shkuar, por rivalët e Bajernit nuk pranuan të negocionin për të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"