Bajerni bën gati çmendurinë e merkatos, 100 milionë euro për yllin e Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2018 | 10:59

Bajerni bën gati çmendurinë e merkatos, 100 milionë euro për yllin e Juventusit

Bajerni po kërkon me ngulm një lojtar të nivelit botëror. Skuadra po vuan për një lojtar që mund të bëjë diferencën në ndeshjet e mëdha. Dhe kush tjetër mund ta bëjë këtë më mirë se Paulo Dibala. Argjentinasi po kalon një formë shumë të mirë më skuadrën e Juventusit në Seria A. Së bashku me Ronaldon sulmuesi është një ndër lojtarët më të mirë në këtë fillimsezoni tek italianët që kryesojnë pas 10 javësh kampionatin.

paulo dibala

Ndërkohë, në Mynih zërat për një kalim të mundshëm të lojtarit të Juventusit janë shtuar pas rezultateve të dobëta të Bajernit të javët e fundit. Edhe pse skuadra është rikthyer te fitorja, (e katërta radhazi në të gjitha kompeticionet) sërish ka probleme.

Henes dhe Rumenige

Tani me dëmtimin e Tiagos, Komanit dhe Tolisos, drejtuesit bavarezë po mendojnë seriozisht për të shpenzuar para të mëdha në merkato. Në fakt, Karl Hainc Rumenige gjatë një prononcimi për “Bild” deklaroi se skuadra gjermane është e gatshme të shpenzojë shuma të mëdha në merkato për të blerë lojtarë të mëdhenj. Kjo pasi konkurrenca në Champions është shumë e madhe.

JUVENTUSI INTERESOHET PËR HAMES RODRIGEZ

Ndërkohë vetëm dy ditë më parë, Juventusi ishte skuadra që mund të sillte në Torino mesfushorin kolumbian të Bajernit, Hames Rodrigez. Kjo pasi lojtari nuk ndjehet mirë në Mynih për shkak të aktivizimit të pakët. Kështu, Bajerni mund të fusë në tratativë edhe lojtarin e pakënaqur për të arritur tek objektivi i tij.

hames

Dibala vështirë se do të largohet nga Juventusi për një shifër nën 100 milionë euro. Gjermanët janë të gatshëm të sakrifikojnë një nga yjet e tij për të marrë një nga lojtarët më të mirë të skuadrës kampione të Italisë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"