Bajerni bëhet i frikshëm, zyrtarizon edhe talentin francez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2020 | 23:50

Bajerni bëhet i frikshëm, zyrtarizon edhe talentin francez

Pasi u shpallën kampion për herë të 30-të të Bundesligë dhe arritën akordin total me Sane, drejtuesit e Bajernit kanë nisur punën për të ndërtuar ekipin e së ardhmes pjesë e së cilës do të jetë edhe Tangui Kuasi. Drejtori sportiv i klubit, Hasan Salihamixhiç ka prezantuar talentin francez me qendërmbrojtësin i cili zbarkoi me parametra zero.

bayern-600x342

Një goditje e madhe pasi bëhet fjalë për një nga talentet më premtues në Europë, një lojtar që kërkohej edhe nga shumë klube të tjera.

koasi-600x342

Në të njëjtën kohë, Bajern ka gjetur marrëveshjen edhe me Kutinjon, Ivan Perisiç dhe Alvaro Odriozola të cilët do të jenë në dispozicion deri në fund të sezonit, deri kur të mbaroj aventura e bavarezëve në Champions, të tre lojtarët kanë rënë dakord të marrin vetëm 50% të pagës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"