Bajern zyrtarizon Leon Goreckën dhe “provokon” Juven

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2018 | 12:54

Bajern zyrtarizon Leon Goreckën dhe “provokon” Juven

Tani nuk ka dhe nuk do të ketë më surpri za. Ashtu siç ndodh shpesh, nëse Bajerni i Mynihut futet në një tratativë, sidomos kur bëhet fjalë për kampionët e Bundesligës, vështirë se mund të dështojë dhe kjo është zyrtarizuar dje.

Pasi u fol shumë gjatë për Leon Goreckën, nga dje, mesfushori i Shalke 04 dhe i Kombëtares së Gjermanisë, është zyrtarisht pjesë e klubit nga Mynihu.

dfd

22-vjeçari ka qenë dje në selinë e Bajernit, ku ka firmosur kontratën e tij, e cila do të jetë e vlefshme nga 1 korriku 2018, pasi deri në fund të sezonit, ai do të vazhdojë të luajë në skuadrën nga Gelsenkirsheni.

Leon Gorecka kishte një mori me kërkesa, mes të cilave Juventus, Real Madrid, Barcelona e Mançester Siti, por në fund, ata që kanë arritur të bëjnë të tyrin një prej talenteve më të mëdhenj të futbollit gjerman, kanë qenë bavarezët, të cilët e kanë siguruar lojtarin në fjalë me parametër zero, duke qenë se ai ishte në skadencë kontrate me Shalken.

leon goretzka

Për momentin, nuk është zbuluar ende paga që do të fitojë, por Gorecka ka firmosur një kontratë 4-vjeçare, me opsion për një tjetër vit, rinovim që mund të bëhet automatik, në varësi të një numri të caktuar prezencash.

Kjo është një goditje fantastike, pasi Gorecka është një lojtar që mund të aktivizohet në çdo pozicion të mesfushës, në qendër dhe në korsitë anësore. Bajerni i Mynihut vazhdon planin e tij rinovues të ekipit.

gorecka

SULM PËR XHANIN – Gjithsesi, gjigantët e Bundesligës as që kanë ndërmend që të ndalen këtu, sepse duke parë futbollistë si Riberi, Roben apo edhe Arturo Vidal, të cilët i kanë kaluar tashmë të 30-at, plani i rinovimit të repartit të mesfushës, pritet të vazhdojë edhe me Emre Xhanin.

Edhe ky i fundit është në skadencë kontrate me Liverpulin dhe në të njëjtën kohë ka një konkurrencë shumë të fortë, ku në krye të listës qëndrojë Juventusi dhe Mançester Junajtid.

emrecan

Bardhezinjtë italianë përflitet se kanë një akord me lojtarin, por që në të vërtetë u mohua nga vetë 24-vjeçari i Kombëtares gjermane.

Prandaj, duke parë se mesfushori me origjinë turke, siç konfirmoi ai vetë, po dëgjon dhe studion të gjitha ofertat e mundshme, pa dyshim që Bajerni i Mynihut nuk do të lejojë që të mbetet prapa në këtë garë, por do të shfrytëzojë të gjithë “sharmin” e tij për të bërë të vetin, një tjetër fenomen të mesfushës gjermane, gjithashtu me parametër zero.

Përgatiti: JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"