Bajern Mynih afron një portier pensionist pas dëmtimit të Manuel Nojer

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2017 | 15:01

Bajern Mynih afron një portier pensionist pas dëmtimit të Manuel Nojer

Dëmtimi i Manuel Nojer ka detyruar trajnerin Karlo Ançeloti që të afrojë një portier të ri në radhët e skuadrës së tij, për të përballuar muajt në të cilin gardiani do të jetë pushim. Mendohej se bavarezët do të kërkonin ndonjë portier i cili është lojtar i lirë, por Ançeloti ka gjetur zgjidhjen brenda klubit, duke kthyer nga pensioni 36-vjeçarin Tom Shtarke.

shtarke nojer

Shtarke kishte mbyllur karrierën në fund të sezonit të kaluar dhe i ishte bashkuar stafit teknik të Ançelotit, duke u bërë përgatitës i portierëve dhe koordinator me stafin e akademisë për këtë rol. Por kriza pas dëmtimit të Nojer ka shtyrë Ançelotin që të kthejë Shtarke mes shtyllave përsëri, për të luajtur rolin e portierit të tretë.

Titullar për momentin është Sven Ulraih, ndërsa zëvendësuesi i tij do të jetë 17-vjeçari Kristian Fryhtl. Ançelotin nuk e shqetëson pjesëmarrja në Bundesligë, ku Fryhtl mund të aktivizohet në rast emergjence, por mungesa e Nojer në ndeshjet e Ligës së Kampioneve, ku eksperienca e Shtarke mund të bëjë diferencën nëse Ulraih do të jetë në vështirësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"