Bajern kursen yjet në Kupë, Nagelsman: Nuk e përkëdhel Sanenë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2021 | 18:25

Bajern kursen yjet në Kupë, Nagelsman: Nuk e përkëdhel Sanenë

Pa tri yje në Kupën e Gjermanisë. Lojtarët e Bajernit të Mynihut, Manuel Nojer, Robert Levandovski dhe Leon Gorecka do të mungojnë në ndeshjen e sotme të kupës kundër Bremer SV (20:15).

ibrahimovic bajern shqiptar

Portieri mungoi në stërvitjen e djeshme si pasojë e një dëmtimi në tendinën e këmbës së djathtë pësuar në finalen e Superkupës kundër Dortmundit. Por Julian Nagelsman ka vendosur që përveç kapitenit, të kursejë edhe bomberin polak dhe mesfushorin gjerman përballë formacionit të kategorisë së pestë në Gjermani. Kundër Këlnit në Bundesligë, Nojer u rikthye titullar, pavarësisht se trajneri kishte thënë përpara ndeshjes se nuk priste ta aktivizonte, por duke parë inferioritetin e kundërshtarit të sotëm, Nagelsman kërkon të kontrollojë ngarkesën e 35-vjeçarit.

“Nojerit do t’i jepet një pushim, këmba është acaruar disi, por kjo pritej pas 90 minutave në fushë. Nuk ka asgjë tjetër. Ai nuk do të udhëtojë me skuadrën”. Numri 1 pritet të zëvendësohet nga Zven Ulraish. Përveç Nojerit, në stërvitjen e së martës munguan edhe Levandovski dhe Gorecka. “E njëjta gjë vlen edhe për Levën dhe Leonin. Ata do të qëndrojnë të stërviten në Mynih. Me ngjeshjen e kalendarit dhe ndeshjeve të kombëtareve, ne duam të menaxhojmë disi ngarkesën”, theksoi Nagelsman.

Por nga seanca stërvitore e kampionëve të Gjermanisë vijnë lajme të mira. Lukas Hernandez është rikthyer në stërvitje pak ditë përpara planifikimit pas operacionit në meniskun e gjurit. Edhe Kingsli Koman po stërvitet sërish, por asnjëri prej tyre nuk është grumbulluar për sfidën e sotme. “King mund të rikthehet kundër Hertës, Lukas pas ndeshjeve të kombëtareve. Pavar ka ende nevojë për pak kohë”.

Pastaj një koment për rinovimin e Kimishit dhe vërshëllimat për Sanenë: “Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të punoj me të për një kohë më të gjatë. Është pozitiv fakti që ai e negocioi vetë kontratën. Ti mund të marrësh edhe një menaxher dhe sërish t’i drejtosh vetë bisedimet, por Joshua është një njeri shumë inteligjent, i cili di t’i mbrojë shumë mirë interesat e tij. Nuk i miratoj vërshëllimat ndaj Sanesë, por disgjëra duhen duruar. I dërgova një mesazh të s hkurtër pas ndeshjes duke i shpjeguar pikëpamjen time. Nuk do të shkoj ta përqafoj për pesë orë vetëm për t’u treguar të gjithëve që ai ka mbështetjen time. Por unë dua ta ndihmoj që të rikthehet në nivelin e tij më të mirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"