Bajern e sheh të përshtatshëm për veten, bavarezët duan talentin e spikatur të Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2020 | 22:21

Bajern e sheh të përshtatshëm për veten, bavarezët duan talentin e spikatur të Realit

Bajern Mynih preferon që futbollisti i Real Madridit i huazuar te Borusia Dortmundi Ashraf Hakimi të bëhet lojtar i bavarezëve në verën e 2020.

hakimi

Mediat e huaja raportojnë se kampionët e Gjermanisë kanë mbetur të kënaqur nga paraqitjet e anësorit 21-vjeçar maroken, i cili është huazuar prej dy vitesh te verdhezinjtë.

Duke parë përshtatjen e Hakimit në të dy krahët e fushës, Bajern e konsideron Hakimin si lojtarin e përshtatshëm për të përforcuar të dy krahët e skuadrës.

Për të bërë të mundur blerjen e futbollistit madrilen, drejtuesit e Bajernit duhet të hyjnë në negociata me palën spanjolle, të cilët kanë pronësinë e kartonit të Hakimit. Duke parë se të dy krahët e mbrojtjes së Realit janë plotësuar, Bajerni mund të përfitojë nga kjo situatë e krijuar. Por, Hakimi ka kontratë me Realin deri në vitin 2022 dhe duhet që Bajern të paguajnë kartonin e 21-vjeçarit si dhe prishjen e kontratës me madrilenët.

GIRONA, SPAIN - OCTOBER 29: Achraf Hakimi of Real Madrid CF gestures during the La Liga match between Girona and Real Madrid at Estadi de Montilivi on October 29, 2017 in Girona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Dhe lojtari nuk kushton pak, por minimalisht 45 milionë €, ndërsa shifra në total për blerjen e tij pritet të shkojë më shumë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"