Bajern e kërkon me çdo kusht, futbollisti fiton çmimin prestigjioz

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2020 | 21:05

Bajern e kërkon me çdo kusht, futbollisti fiton çmimin prestigjioz

Mbrojtësi i Borusia Dortmundit Ashraf Hakimi është shpallur për të dytën herë “Futbollisti më i mirë Afrikan”.

hakimi

21-vjeçari mposhti në finale Viktor Osimhen  dhe Samuel Çukuezen duke u konfirmuar si lojtari më premtues i kontinentit afrikan.

Marokeni ka shënuar 6 gola si dhe ka dhuruar gjashtë asiste me verdhezinjtë, ndërsa vjet ndihmoi Marokun të shkonte deri në raundin e 1/16 të Kupës së Afrikës.

Ai është në pronësi të Real Madridit dhe luan prej dy sezonesh i huazuar në Gjermani. Bajern Mynih është skuadra më e interesuar deri tani për shërbimet e Hakimit. Dhe me këtë çmim të fituar sot, Hakimi premton se mund të bëhet një nga mbrojtësit e krahut më të mirë në të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"