Bajern dhe Barcelona në ofensivë të plotë për futbollistin e Lacios, klubi bardhekaltër mendon ta blindojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2020 | 20:44

Bajern dhe Barcelona në ofensivë të plotë për futbollistin e Lacios, klubi bardhekaltër mendon ta blindojë

Lacio po punon për t’i rinovuar kontratën mbrojtësit të tij Luiz Felipe. Klubi bardhekaltër është gati t’i ofrojë brazilianit 2 milionë euro në sezon dhe rinovim kontrate për 3 vitet e ardhshme.

luiz felipe lacio juventus

Duke patur parasysh rëndësinë e tij, drejtuesit e Lacios nuk dëshirojnë të humbasin një element të rëndësishëm siç është Luiz Felipe.

Megjithatë, klubi i kryeqytetit italian do ta ketë të vështirë të mbajë brazilianin pasi kërkohet me këmbëngulje nga Barcelona dhe Bajern Mynihu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"