BAJERN-BORUSIA/ Sulmi kundër mbrojtjes, ja favoriti për klasiken e Gjermanisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 18:11

BAJERN-BORUSIA/ Sulmi kundër mbrojtjes, ja favoriti për klasiken e Gjermanisë

Java e 11-të do të vërë përballë njëra-tjetrës dy prej skuadrave më të mira në Gjermani. BajernDortmund është pa dyshim dueli më i zjarrtë në Bundesligë.

Bayern-Dortmund

Sot në orën 18:30, “Allianz Arena” do të jetë dëshmitare e një sfide që nuk luhet vetëm në fushën e lojës, por edhe në shkallët e stadiumit. “Bundesliga.de” i ka bërë një rezyme gjendjes së skuadrave, duke dhënë 5 arsyet pse fiton njëra dhe 5 tjetra.

BAJERNI

1. Levandovski

Sulmuesi i Bajernit është duke përjetuar një moment të mirë në kampionat. Në 10 ndeshjet e këtij sezoni, ai ka shënuar 14 gola, më mirë se ai ka bërë vetëm legjenda Gerd Myler. Në klasiken e kampionatit, ai ka shënuar 15 gola në 10 përballje.

2. Statistikat flasin për kampionët

Bavarezët janë shumë përpara verdhezinjve në duelet direkte. Në 100 ndeshje ata kanë fituar 46, shifër kjo që flet dukshëm për skuadrën e drejtuar nga Hans Flik.

bajerni i mynihut

3. Ndeshjet në shtëpi

Në takimet e luajtura në “Allianz Arena”, Bajerni ka fituar 31 herë në 50 ndeshje duke humbur vetëm një herë.

4. Erë e re

Pas largimit të Niko Kovaç, drejtimin e skuadrës e ka marrë ndihmësi i tij, Hansi Flik. Ky i fundit kërkon të lërë gjurmë dhe pse jo të qëndrojë deri në fund të sezonit, një fitore ndaj Dortmundit do të ishte një start i mirë.

5. Myler

Tomas Myler është rikthyer në formacionin e parë pasi vuajti jo pak në epokën “Kovaç”. Gjermani ka sjellë freski në sulm si dhe ka ngritur humorin në skuadër. Ai kërcënoi me largim nga Bajerni në janar nëse klubi nuk gjente një zgjidhje për të. Tani duket se të gjithë janë të lumtur me Mylerin në fushë.

DORTMUND

1. Forma aktuale

Borusia nuk humbet prej shtatë ndeshjesh në kampionatin gjerman. Ndërsa për Bajernin ka fituar vetëm 1 takim në 4 javët e fundit. Verdhezinjtë janë dukshëm favoritë për të dalë nga Mynihu të paktën me 1 pikë.

2. Dueli i fundit

Ndeshja e fundit foli totalisht për Borusian, e cila mundi 2-0 në Superkupë bavarezët me golat e Alkaser dhe Sanços.

borusia e dortmundit

3. Atmosfera

Fitorja 3-2 ndaj Interit ditën e martë në Champions ishte pa dyshim gjëja më e mirë që mund t’u ndodhte verdhezinjve përpara klasikes me Bajernin.

4. Para në renditje

Borusia i parakaloi bavarezët me fitoren 3-0 ndaj Volfsburgut dhe tani shkojnë në Mynih me një pikë më shumë se kampionët në fuqi. Kjo do të thotë se edhe barazimi do të ishte mirë për ta.

5. Prapa të sigurt

Verdhezinjtë nuk kanë pësuar asnjë gol në 3 ndeshjet e fundit, çka konfirmon edhe njëherë formën e mirë në prapavijë. Bajerni në krahun tjetër ka pësuar plot 8 gola në 3 ndeshje. Ndërkohë në “Allianz Arena” nuk ka më asnjë vend bosh, edhe pse kjo prej vitesh nuk përbënmë lajm për mediat gjermane. 75 mijë tifozë do të jenë në shkallët e stadiumit për të shijuar një nga ndeshjet m ë spektakolare në kampionatin gjerman. Sfida do të transmetohet në më shumë se 100 shtete.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"