Bajern-Bohum takohen pas 10 vitesh, Nagelsman karikon skuadrën: Fitorja është detyrim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2021 | 14:40

Bajern-Bohum takohen pas 10 vitesh, Nagelsman karikon skuadrën: Fitorja është detyrim

Bajerni do të presë sot në shtëpi skuadrën e Bohumit. Pas suksesit 3-0 në Champions ndaj Barcelonës, kampionët në fuqi kërkojnë suksesin e katërt në kampionat për të mos iu ndarë Volfsburgut i cili kryeson kampionatin me pikë të plota. Julian Nagelsman u shpreh se ndaj Bohumit fitorja ishte detyrim për të vazhduar rrugën drejt titullit.

Negelsman

Jeni i kënaqur me rinovimin e Goreckës?

Më vjen shumë mirë që Leon do të jetë me ne edhe për shumë vite të tjera. Me të dhe Joshuan jemi të blinduar dhe të sigurt për të ardhmen. Marrëdhënia e mirë mes tyre jashtë fushe reflekton edhe brenda saj. Jam shumë i lumtur që ekziston kjo lidhje mes lojtarëve, jo vetëm tek ata të dy por dhe te të tjerët. Ata janë më shumë se shokë skuadre, janë një familje.

Do të ketë rrotacion ndaj Bohumit?

Kemi bërë një ndeshje të mirë në Barcelonë, fitore të tilla kushtojnë shumë energji, por nuk mendoj që do ta lë dikë pushim për nesër (sot). Java e ardhshme do të jetë shumë e ngarkuar me ndeshje çdo 2-3 ditë. Shpresoj të mos kemi asnjë dëmtim dhe të luajmë me kapacitet të plotë. Deri tani kemi bërë shumë mirë dhe besoj se ecuria jonë pozitive do të vazhdojë dhe në ndeshjen e radhës.

Si është morali i skuadrës pas fitores në Barcelonë?

Djemtë merituan gjithçka në atë ndeshje. Sigurisht që morali pas një fitoreje të tillë është i lartë. Ndaj Bohumit mendoj që askush nuk do të ketë nevojë për motivim (qesh). Sigurisht që çdo ndeshje ka specifikën e saj dhe kampionati kërkon diçka tjetër nga Champions-i. Në Europë niveli i lojës është shumë i lartë dhe përqendrimi duhet të jetë shumë herë më i madh. Kur kjo bëhet mirë, atëherë skuadra mund të luaj me sy mbyllur.

210917_Nagelsmann_PK_DON

Sa të vështirë janë kundërshtarët si Bohum?

Janë më të vështirët, për shumë arsye. Motivimi i tyre kur vijnë dhe luajnë në “Allianz Arena” është i madh. Të gjithë duan të shënojnë dhe të bëjnë një paraqitje të mirë ndaj nesh. Sytë janë gjithmonë të fokusuar këtu.

Si është gjendja e skuadrës?

Përveç Komanit dhe Tolisos, pjesa tjetër e skuadrës është e plotë dhe gati për të luajtur. Do të shohim para ndeshjes se si do të jetë gjendja e lojtarëve. Por me sa pashë në stërvitjen e fundit, gjithçka ishte siç duhet të jetë. Shpresoj në një rezultat të mirë me një lojë të bukur. Tifozët duan të shohin spektakël.

///////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////

Më shumë se 10 vite kanë kaluar nga përballja e fundit mes Bajernit dhe Bohumit. Java e pestë ka rezervuar për kampionët në fuqi një duel interesant me skuadrën e ardhur nga Bundelsiga e dytë.

1. DRIBLUESI I SHPEJTË

Me 36.8 kilometra në orë, Alfonso Dejvis është lojtari më i shpejtë në Bundesligë. Me këtë shpejtësi, kanadezi ka dribluar plot 19 herë kundërshtarin duke u bërë kështu dribluesi më i shpejtë në kampionat.

2.DOMINON BAJERNI

Në shumë vite ajo që ka bashkuar këto dy skuadra ka qenë marrëdhënia e mirë mes tifozërive. Në shtëpi kampionët e Gjermanisë kanë humbur vetëm 1 në 34 ndeshjet e luajtura. (25 fitore dhe 8 barazime). Humbja e fundit e Bajernit daton më 28 gusht 1991.

3.FORMA E MIRË

Bajerni i ka fituar të tria ndeshjet e fundit në kampionat edhe pse nisja ishte jo ajo e duhura duke barazuar në Gladbah, por skuadra e Nagelsmanit ka treguar rritje nga ndeshja në ndeshje.

4.STARTI I DOBËT

Bohum ka marrë vetëm 3 pikë në 4 ndeshjet e fundit. Vetëm një fitore dhe tri humbje në ndeshjen e fundit. Me këto ritme qëndrimi në elitë do të jetë i vështirë.

5.’ALLIANZ’, NJË FORTESË

Bajerni nuk njeh humbje në “Allianz Arena” që nga nëntori i 2019-ës. Nga ajo kohë bavarezët kanë arritur 24 fitore dhe 5 barazime.

6.GORECKA KUNDËR SË KALUARËS

Pasi rinovoi me Bajernin deri në 2026 Leon Gorecka do të jetë i fokusuar vetëm te fusha e lojës. Përballja e sotme ndaj Bohumit është e veçantë për Goreckën i cili ka luajtur 36 ndeshje me Bohumin para se të transferohej te Shalke.

7.MUSIALA I PAPËRMBAJTSHËM

Jamal Musiala është i përfshirë në katër gola në skuadrën e Bajernit. Dy gola dhe dy asiste për talentin gjerman që qëndron pas Levës për sa i përket influencës me gola në klubin kampion.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"