Bajer Leverkusen bashkon dy binjakët Bender, Sven transferohet nga Borusia Dortmund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2017 | 18:34

Bajer Leverkusen bashkon dy binjakët Bender, Sven transferohet nga Borusia Dortmund

Bajer Leverkusen ka blerë nga Borusia Dortmund mesfushorin Sven Bender, për 15 milionë euro. Futbollisti 28-vjeçar do t’i bashkohet vëllait të tij binjak, Lars, në klubin e ri ku ka nënshkruar për katër vitet e ardhshme. Të dy kishin luajtur për herë të fundit në të njëjtin klub në vitin 2009, kur ishin pjesë e Mynih 1860.

download

Mesfushori largohet nga Borusia Dortmund ku kishte luajtur për 8 vite me radhë, duke qenë një nga elementët kryesorë të skuadrës e cila arriti të fitonte dy tituj kampionë radhazi në Bundesligë.

Nëpërmjet faqes së Borusia Dortmund, vetë Bender shpjegoi se i kishte kërkuar klubit që t’i bënte një nder duke e lejuar që të largohej për një aventurë të re, meqë në sezonin e kaluar kishte luajtur në total vetëm 8 ndeshje. Klubi shpjegoi nëpërmjet komunikatës se nëse do të kishte qenë një lojtar tjetër, nuk do të kishte pranuar kurrë nëj kërkesë të tillë.

download (1)

Bender luajti 224 ndeshje zyrtare me fanellën e Borusia Dortmund. Ai fitoi me këtë klub 2 tituj në Bundesligë dhe 2 Kupa të Gjermanisë, si dhe luajti në finalen e Ligës së Kampioneve në vitin 2013.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"