Baballëku “bekon” Lushnjën, por kërkon 2-3 afrime në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 15:26

Baballëku “bekon” Lushnjën, por kërkon 2-3 afrime në janar

Ramadan Baballëku, ish-mesfushori i shquar i Lushnjës dhe i Kastriotit dhe ish-trajneri i verdhejeshilëve, në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport” thekson se skuadra e qytetit të tij është favorite kryesore për elitën. 


lushnja

“Skuadra jonë, njësoj si tri sezone më parë, po sfidon kushtet që ka dhe po kryeson kampionatin. Ka një infrastrukturë shumë të dobët, ka sponsor vetëm bashkinë dhe është në vendin e parë. Ka treguar që thyhet, por rezultatet kanë qenë të mjaftueshme për të kryesuar grupin. Mbetet favorite kryesore për Superioren. Për mendimin tim, në janar i duhen 2-3 përforcime shumë të mira, sepse pjesa e dytë e kampionatit do të jetë shumë e vështirë”, u shpreh ish-trajneri Baballaku.

SITUATA – E diela ka qenë pushim për lushnjarët, ndërsa sot skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Gjyla, nis javën përgatitore në kuadër të ndeshjes me Ilirinë në Fushë-Krujë. Kjo është edhe ndeshja e fundit për fazën e parë të kampionatit.

Një mungesë do të ketë trajneri Gjyla për transfertën me Ilirinë, mbrojtësin e krahut të djathtë Renato Dervishi, i cili është i skualifikuar për shkak kartonësh. Klubi lushnjar ka vendosur të mbjellë barin në disa sektorë të fushës, duke përfituar nga ndërprerja e kampionatit dhe fakti që luan dy ndeshje radhazi në transfertë.

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"