Babai krenar për të birin, Eros Grezda e emocionon me komentin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2018 | 18:04

Babai krenar për të birin, Eros Grezda e emocionon me komentin

Futbolli është emocion. Kush nuk e beson këtë, mjaft të shohë në faqen e babait të mesfushorit të Kombëtares. Genc Grezda, ka postuar me krenari fotot e të birit në zyrtarizimin te Rejnxhërsi. Trofetë, historia, stadiumi dhe i biri që do të jetë pjesë e një klubi të madh, sigurisht që ofrojnë gëzim dhe kënaqësi për prindërit. Babai, nuk ngurron ta shfaqë çdo emocion të tijin në rrjetet sociale. Mirëpo, koha e zhvillimit teknologjik ofron mudënsinë që gjithçka të shprehet publikisht. Edhe komunikimi i vetë futbollistit me të atin.

Grezda-dhe-i-ati

“Krenar për ty Eros Grezda, sukses, shëndet dhe fat në klubin e ri!”, ka shkruara babai i lojtarit, duke shtuar fotot dhe një dorë të fortë e shenjën e flamurit shqiptar.

Grezda

Nuk ka munguar edhe komenti i Erosit të Kombëtares. “Të dedikohet ty”, shkruan vetë futbollisti në koment, si për t’ia shumëfishuar kënaqësinë të atit. Ndjenjë, emocione, kënaqësi dhe…jetë. E tillë është kjo lojë…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"