“Babai im do ta kishte marrë me shkelma në prapanicë Tajsonin”, shpërthen djali i Muhamed Ali: Ai nuk është boksier, por …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2020 | 0:05

“Babai im do ta kishte marrë me shkelma në prapanicë Tajsonin”, shpërthen djali i Muhamed Ali: Ai nuk është boksier, por …

Ali Jr, djali i madh, nga 9 fëmijët e  legjendës së boksit, Muhamed Ali, është përfshirë në debatin se kush do ta fitonte përballjen reale të peshave të rënda midis babait të tij dhe Majk Tajsonit.

dfgdgd

Për “Sun” ai e komenton kështu lajmin se WBSS (Worls Boxe Super Series) ka simuluar një sfidë mes Majk Tajson dhe Muhamed Ali, – i konsideruar nga të gjithë si më i miri i të gjitha kohrave. Në këtë përballje virtual Tajson fitoi me pikë, ndërkohë që djali i legjendës Muhamed Ali, deklaroi:

“Babai im do ta kishte marrë me shkelma në prapanicë. Tyson nuk mund të shkonte larg, nuk do të mund të rezistonte pesëmbëdhjetë raunde. Ai nuk është boksier, po një luftëtar rruge. Ai është një artist i nokautit, por nuk do t’ia dilte me babanë tim.

Ndërkohë së fundmi, nëpërmjet një deklarate, Tjson e pranoi se ai nuk do të kishte fituar përballë heroit të tij, Muhamed nëse do të ishin takuar në ring. “Nuk do ta fitoja luftën e vërtetë. Aliu është boksieri më i madh i të gjitha kohërave”.

Në deklaratën e tij, Ali jr ka pohuar se një tjetër legjendë do ta kishte vënë në vështirësi babanë e tij, Brus Li. “Me të do të kishte qenë e fortë, kanë qenë të dy të rinj dhe shumë të shpejtë, duke e çuar artin e tyre në limit. Kanë qenë pa dyshim më të mirët në disiplinat përkatëse”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"