Babai i Martinezit: Lautaro refuzoi Realin, drejtuesit e Interit u bindën në 10 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2018 | 22:50

Babai i Martinezit: Lautaro refuzoi Realin, drejtuesit e Interit u bindën në 10 minuta

“E panë vetëm 10 minuta dhe vendosën menjëherë të vënë bast tek ai. Sforcot e Lautaros po japin frytet”. Babai i Lautaro Martinezit, Mario, ka komentuar ditën e djeshme për të përditshmen argjentinase “Olè” kalimin e shumëpritur të sulmuesit nga Rasing de Avejaneda tek Interi, duke shpjeguar fillimisht entuziazmin e shfaqur prej Piero Auzilios (drejtori sportiv zikaltër) me sytë te bomberi 20-vjeçar.

Martinez

“Çfarë mendoj për shifrat e kalimit të tij në Milano? Rreth gjashtë muaj më parë kishte një kontratë mesatare dhe sot flitet për miliona, askush nuk e kishte imagjinuar. Kërkoj ta ul me këmbë në tokë, por është ai që më bën të qetë:

Martinez2

Lautaron nuk e tundojnë paratë. Ndaj refuzoi ofertën e Realit, përpara se të firmoste ofertën e parë me Rasingun”. Dhe presidenti i klubit argjentinas, dje ka siguruar zikaltrit: “Kanë mbetur detajet”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"