Babai i kapitenit të U-19-ës sulmon stafin dhe drejtuesit e Partizanit: Tek ekipi A ka lojtarë pa lidhje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 14:45

Babai i kapitenit të U-19-ës sulmon stafin dhe drejtuesit e Partizanit: Tek ekipi A ka lojtarë pa lidhje

Edmond Dosti bëri një postim në profilin e tij sa i takon skuadrës së Partizanit, ku mori komente të shumta. Mes tyre, komentoi edhe Adriatik Çarçani, që është babai i kapitenit të Partizani U-19, Klei Çarçani. pjimage (4)

Adriatiku ka shprehur mendimin e tij për mundësitë që u jepen lojtarëve të Akademisë së Kuqe duke sulmuar stafin teknik dhe drejtuesit e të kuqve.

 

KOMENTI I ADRIATIK ÇARÇANIT –

“Mondi, çdo gjë që ke shkruar është shumë e vërtetë, por këtë vit, Partizani ka një problem shumë të madh. Janë marrë në ekip shumë 18-vjeçarë dhe dy 20-vjeçarë që jo vetëm nuk kanë lidhje me ekipin e parë te Partizani, por as me Akademinë e Partizanit nuk janë në lartësinë e duhur, por çudia është se u kanë bërë kontrata dhe kot pa lidhje i fusin edhe në ndeshje. Për shembull, në ndeshjen e Kupës kishe tre lojtarë të tillë, por në total janë afruar nja 6 të tillë. Si ka mundësi që afrohen lojtarë të tillë, kur ka Akademinë e vet…

Kush i afroi dhe pse e lejuan t’i afrojë këta lojtarë kot pa lidhje dhe pse e lejojnë t’i aktivizojë në lojë. Partizani nuk e përballon dot ndeshjen me këta lojtarë dhe nuk bëhet fjalë ta përballojë kampionatin. Pra, lind pyetja vetvetiu: Ku ndriçuan këta lojtarë? Tek Akademia Shkëndija e Futbollit, 3 copë… Në kampionatin e kaluar u përballën 3 herë Shkëndija e Futbollit me Partizanin U-19 dhe 3 herë fitoi Partizani me rezultat të thellë… Atëherë, ku ishin këto 3 yje që me urdhër jo të drejtuesve, por të “X” personi u blenë këta lojtarë?

Po futbollisti tjetër nga “Futboll Republic”, 18-vjeç, që luajti në Kupë ku shkëlqeu që e bleu direkt? Kush ishte trajneri i tij? Pyet Moke (Dosti) dhe e gjen kollaj. Te Partizani nuk ka nevojë të blihen me lekë 18-vjeçarë apo 19 e 20-vjeçarë sepse çdo vit afrohen nga 50, 60 vetë tek U-19 dhe U-21 në provë. Aty i kanë. Pra, e kupton kush i afron këta lojtarë pa i parë fare? Pastër fare, keqmenaxhim i Akademisë dhe keqmenaxhim i ekipit të parë dhe si pasojë vjen kjo situatë. Pse nuk ngrihet një staf të verifikojë dhe të kontrollojë blerjet që bën trajneri?

Pse nuk afrojnë në ekip të parë lojtarë të Akademisë? Pse e lejojnë trajnerin të marrë kot pa lidhje lojtarë leshi nga Akademitë e tjera, kur ka lojtarët e Akademisë, por gjoja i afrojnë në Akademi sot dhe nesër hop në ekip të parë, direkt stërvitje dhe hop në lojë, gjoja lojtar i Akademisë? Kjo është lojë e poshtër në kurriz të Partizanit. Ky është problemi Mondi, respekte kampion!”, shkroi Çarçan.

Adriatik Carcani

PANORAMASPORT.AL

Edmond Dosti replikon sërish me ish-lojtarin e Partizanit: Nëse nuk rrit cilësinë stërvitja dy herë në ditë…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"