Babai i bërtiste, Poçetino e quante “Golazo”. Portreti i danezit Eriksen që ka idhull… Totin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 17:26

Babai i bërtiste, Poçetino e quante “Golazo”. Portreti i danezit Eriksen që ka idhull… Totin

Zhoze Murinjo e ka pritur keq. Shumë keq. Dhe kur në konferencën për shtyp e pyesin lidhur me shitjen e Kristian Eriksenit, sulmon me kokën ulur, duke thënë se “nuk është faji i Totenhemit” nëse ka ndodhur diçka e tillë pak ditë përpara përfundimit zyrtar të seksionit dimëror të merkatos dhe duket sikur ia hedh gjithë përgjegjësinë Interit.

Eriksen

Nesër Eriksen do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën që do ta lidhë me Interin deri në 2024- ën, nga e cila do të përfitojë 10 milionë euro neto në sezon. Kundër Sauthemptonit, ndeshje e Kupës FA, nuk rezultonte as në listën e të grumbulluarve. Herën e fundit për “Spërsat” luajti kundër Noruiçit, një sfidë me aromën e lamtumirës. Nuk mund t’i vendoset faj Mou-së, pasi i kanë marrë nga duart një lojtar vërtet të veçantë.

ANEKDOTA – Eriksenin, gjatë karrierës, dy trajnerë e kanë kritikuar. Fillimisht babai Tomas, i fundit Morten Olsen, dikush që e tregon kështu historinë e tij me lojtarin: “Shkova ta vëzhgoja në një ndeshje të Danimarkës U17. Mund të isha rikthyer në shtëpi pas 5 minutash. Është pjesë e atyre që i cilësoj ‘futbollistë uau’”.

Të vetmet britma, për dashurinë e tepërt, kanë ardhur nga këta të dy, të tjerët vetëm e kanë përkëdhelur: Poçetino, për shembull, e quante “Golazo”, sepse shënonte gola të pabesueshëm. Ndërkohë që në videolojë zgjidhte Romën e idhullit të tij Toti.

FILLESAT – Morten Olsen është trajneri që e merr në Botërorin 2010 si 18-vjeçar (më i riu nga më shumë se 700 futbollistë në Afrikën e Jugut). Katër vite më pas, tetorin e 2014-ës, e akuzon se “nuk ka zhvilluar lojën e tij” dhe se nuk merr përgjegjësi, duke marrë si këmbim 15 gola në 20 ndeshje total me Danimarkën. Ndërsa babai është personi që e ka vendosur në fushën e futbollit kur ishte vetëm 3 vjeç dhe që e ka stërvitur në qytetin e lindjes Midelfart deri 13 vjeç. Në familjen e tij gjithmonë luhej, aq sa edhe motra Luiz, tri vite më e re, sot është futbolliste në Danimarkë.

christian-eriksen-tottenham-2018-19_154n4zmc9jz66103wxgu10rku2

Babai ishte gjithmonë kërkues: “Kujtoj udhëtimet në makinë pas ndeshjeve, – do të kujtojë danezi. – Ai më qortonte dhe unë dëshiroja të zhytesha në sediljen e makinës, por e dashuroja futbollin, e duroja”.

Që 14 vjeç ka shëtitur Europën për teste, mes Çelsit, Milanit dhe Barçës, por pa fat. Megjithatë, situata nuk do të zgjaste shumë: Xhon Stir Olsen, zbulues i Ibrës, ia sinjalizon Ajaksit dhe do të rezultonte lëvizja vendimtare: luan si fantazist, më pas si sulmues krahu në skemën 4- 3-3. Fiton tre tituj përpara se të kalojë te Totenhemi për 13,5 milionë. Do të vendosë të ndryshojë ambient pas 300 ndeshjesh dhe 69 golash me “Spërsat” (plus një finale Champions-i). Tani do të duhet ta mahnitë Konten.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"