AZ Alkmari udhëton në Itali, këshilltari bashkiak i alarmuar: Ndeshja me Napolin të mos luhet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2020 | 22:23

AZ Alkmari udhëton në Itali, këshilltari bashkiak i alarmuar: Ndeshja me Napolin të mos luhet

Ndeshja e ditës së enjte të Ligës së Europës Napoli-AZ Alkmar ka mbetur në duart e autoriteteve lokale të Kampanias. Klubi holandez ka njoftuar se do të udhëtojë drejt në Italisë me 17 lojtarë në dispozicion, teksa 13  persona të tjerë janë infektuar me koronavirus.
7edd2
Me gjithë frikën se takimi mund të mos luhet për shkak dhe të gjendjes së nderë të COVID-19 në Itali, AZ Alkmar ka njoftuar se do të udhëtojë drejt Kampanias për të luajtur kundër Napolit.

Por, pavarësisht udhëzimeve të UEFA-s se nëse një ekip ka të paktën 13 lojtarë në dispozicion për të luajtur, këshilltari bashkiak Çiro Borrielo kërkon që sfida të mos luhet, i shqetësuar për shkak të përhapjes së koronavirusit në Itali dhe Europë.

“Duhet të jemi të përgjegjshëm. AZ Alkmari duhet të futet në karantinë dhe ndeshja të pezullohet. Nuk mendoj se bashkia mund të ndërhyjë por nëse veprojnë autoritetet lokale të Napolit, ju e dini se çfarë ndodh”, deklaroi për “Radio Punto Nuovo” deklaroi Këshilltari i Sportit në rajonin e Kampanias Çiro Borrielo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"