AXHENDA, JAVA 9/ Superiorja mbyll fazën në mesjavë, orar i ri për ekipet. Zbuloni të gjitha sfidat në dy ditë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Tetor 20, 2019 | 18:08

Kategoria Superiore LAJMI KRYESOR Të fundit

AXHENDA, JAVA 9/ Superiorja mbyll fazën në mesjavë, orar i ri për ekipet. Zbuloni të gjitha sfidat në dy ditë

Kategoria Superiore rikthehet shumë shpejt, teksa java e nëntë, që shënon edhe mbylljen e fazës së parë, do të luhet këtë mesjavë.

kategoria-superiore

FSHF ka parashikuar që takimet të luhen të mërkurë dhe të enjte, përkatësisht në datat 23 dhe 24 tetor.

Kështu, katër takime do të luhen ditën e mërkurë. Tre prej tyre do të luhen në orën 13:00, një orar i ri ky për Superioren. Kukësi do të presë Luftëtarin, ndërkohë që Teuta udhëton drejt Laçit. Takim interesant paraqitet edhe ai mes Bylisit dhe Tiranës.

Ndërkohë, në orën 16:00, vëmendja tek sfida mes Flamurtarit dhe Vllaznisë. Java do të mbyllet me takimin e ditës së enjte, ku Partizan do të presë Skënderbeun në kryeqytet, edhe ky takim i parashikuar të luhet në orën 16:00. Më poshtë, tabloja e plotë e javës së nëntë

 

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 9

E mërkurë, 23 tetor

Kukësi-Luftëtari 13:00

Laçi-Teuta 13:00

Bylis-Tirana 13:00

Flamurtari-Vllaznia 16:00

E enjte, 24 tetor

Partizani-Skënderbeu 16:00

PANORAMASPORT.AL



www.minuta90.com