AXHENDA, JAVA 19/ Takimet luhen në dy ditë, mësoni datat dhe oraret e ndeshjeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 12:00

AXHENDA, JAVA 19/ Takimet luhen në dy ditë, mësoni datat dhe oraret e ndeshjeve

Edhe pse java 18-të e Superiores nuk ka përfunduar ende, pasi sot do luhen ndeshjet: Luftëtari-Kukësi dhe Tirana-Bylis, axhenda e javës së 19-të, tashmë është vendosur.

Kategoria Superiore

Java e 19-të do të luhet në dy ditë: 25 dhe 26 janar. Ndeshja startuese e kësaj jave është ajo mes Skënderbeut dhe Flamurtarit që do luhet duke filluar nga 14:00. Ndërkaq në orën 17:00, do të zhvillohet sfida mes Vllaznisë dhe Laçit.

Të dielën do të zhvillohen tre takimet e tjera. Teuta-Bylis dhe Tirana-Luftëtari do të startojnë në orën 16:00. Ndërsa java do të mbyllet me kryendeshjen mes Kukësit dhe Partizanit, që do nisë në orën 19:00 dhe do luhet në “Air Albania Stadium”.

Axhenda e javës së 19-të:

TË SHTUNËN

Flamurtari 14:00

Vllaznia-Laçi 17:00

TË DIELËN

Teuta-Bylisi 16:00

Tirana-Luftëtari 16:00

Kukësi-Partizani 19:00

axhenda

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"