AXHENDA, JAVA 15/ Takimet do luhen në dy ditë, mësoni datat dhe oraret e ndeshjeve në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2019 | 12:10

AXHENDA, JAVA 15/ Takimet do luhen në dy ditë, mësoni datat dhe oraret e ndeshjeve në Superiore

Java e 15-të e Kategorisë Superiore do të luhet në dy ditë. Gjithçka do të nisë ditën e premte me derbin e kryeqytetit, mes Partizanit dhe Tiranës, sfidë e cila ështëb programuar të startojë në orën 19:00.

Kategoria Superiore

Dita e premte i kushtohet vetëm supersfidës së kreqytetit dhe kështu ndeshjet e tjera do të luhen të gjitha të shtunën.

Kështu, takimet Laçi-Luftëtari dhe Flamurtari-Bylis do të startojnë në orën 13:00.

Ndërkaq në orën 16:00 do të nisin dhe dy përballjet e fundit, Skënderbeu-Vllaznia dhe Kukësi-Teuta, e cila do të zhvillohet ne stadiumin e Elbasanit.

AXHENDA – JAVA 15

E premte 13 dhjetor:

Partizani-Tirana 19:00

E shtunë 14 dhjetor:

Laçi-Luftëtari 13:00

Flamurtari-Bylisi 13:00

Skënderbeu-Vllaznia 16:00

Kukësi-Teuta 16:00 (në Elbasan)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"