Axhenda e plotë e Kategorisë së Parë, java e dytë rezervon përballje spektakolare
Kategoria e Parë ngriti siparin fundjavën që shkoi, ku pas gati 3 muajsh pushim, 16 skuadrat u rikthyen në fushë, teksa java e parë nisi “zjarr”, ku nuk munguan kryeveprat dhe kontestimet.
Skema e që paralajmëron një garë shumë më shumë të ashpër, si për ngjitje, ashtu edhe për mbijetesën. Ndërkohë që ditën e shtunë (18 shtator 2021), në orën 16:00, janë planifikuar të zhvillohen 8 takimet e vlefshme për javën e dytë.
E gjithë vëmendja do të jetë në Shijak, ku Erzeni dhe Bylisi, dy skuadrat pretendente në letër, për t’u ngjitur në Superiore, do të përballen me njëra-tjetrën në këtë javë. Ky takim pritet të jetë tepër i luftuar.
Sfida interesante pritet të jenë dhe ato mes Burrelit e Tomorit, Pogradeci-Besa si dhe Lushnja-Tërbuni. Ja të gjitha përballjet e javës së dytë:
KATEGORIA E PARË| JAVA 2:
TË SHTUNËN
APOLONIA-SHKUMBINI 16:00
TURBINA-BESËLIDHJA 16:00
POGRADECI-BESA 16:00
KORABI-BUTRINTI 16:00
BURRELI-TOMORI 16:00
LUSHNJA-TËRBUNI 16:00
VORA-MALIQI 16:00
ERZENI-BYLIS 16:00
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"