Avioni i Mançester Junajtid “humb” në Kinë para duelit me Sitin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2016 | 14:33

Avioni i Mançester Junajtid “humb” në Kinë para duelit me Sitin

Turi i Mançester Junajtid në Kinë është përballur me një sërë të papriturash pasi avioni i skuadrës angleze “humbi” si pasojë e motit të keq, ndërsa konferenca për shtyp e Zhoze Murinjos para sfidës me Mançester Sitin u kthye në një farsë të mirëfilltë.

Manchester-United-Training-and-Press-Conference

Avioni i Mançester Junajtid ndryshoi drejtim gjatë fluturimit drejt Pekinit dhe u ul në Tianxhin. Ishte Memfis Depai ai që lajmëroi publikun për këtë ndryshim plani duke postuar një video pranë avionit, në pistën e aeroportit të Tianxhin.

368CB05900000578-3705499-image-a-3_1469349731418

“Kemi humbur diku, na u desh të uleshim shpejt në një vend. U munduam të fluturonim për në Pekin por koha ishte aq e keqe sa u detyruam të uleshim në një qytet tjetër”, ishin fjalët e futbollistit në postimin e tij në rrjetet sociale. Pas disa orësh, Mançester Junajtid mundi ta përfunonte fluturimin dhe të shkonte në kryeqytetin kinez ku nesër është e planifikuar të zhvillohet ndeshja kundër Mançester Sitit.

6068

Por ky nuk ishte problemi i vetëm. Murinjo refuzoi më pas të zhvillonte konferencën për shtyp në dhomën e caktuar në Qendrën Sportive Olimpike në Pekin, duke e cilësuar “shumë të nxehtë dhe shumë të mbushur”, edhe pse Pep Guardiola kishte zhvilluar një konferencë për shtyp në të njëjtin vend pak orë më parë.

Në fund, konferenca për shtyp u zhvillua në pragun e fushës së stadiumit, ndërsa lojtarët e Mançester Junajtid prisnin trajnerin për të filluar seancën e tyre stërvitore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"