Avion çarter dhe… Pakulti, Gjici batuta pafund gjatë udhëtimit për në Maltë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2018 | 14:00

Avion çarter dhe… Pakulti, Gjici batuta pafund gjatë udhëtimit për në Maltë

Kukësi udhëtoi dje që në orën 09:00 drejt Maltës, teksa klubi kishte prenotuar një avion çarter për mbërritur direkt në qytetin e Valetës. Trajneri i ri, Armando Cungu dhe drejtori Nderim Nexhipi, kanë qëndruar pranë lojtarëve, duke bashkëbiseduar me ta për të gjitha problematikat.

kukesi]

Por, më i interesuari për gjendjen dhe ecurinë e ekipit është presidenti Safet Gjici. Ky i fundit ka urdhëruar stafin që të jenë në dispozicion të skuadrës, duke u plotësuar çdo kërkesë. Por, është ai i pari që i plotësoi dëshirën e parë ekipit; udhëtimin pa linja tranzitore. Lojtarët nuk donin që të “rropateshin” duke qëndruar sa në një aeroport në tjetrin dhe klubi vendosi të prenotojë një avion çarter. Rreth 2 orë udhëtim nga Tirana dhe mbërritje në kryeqytetin maltez. Mësohet se gjatë gjithë rrugës kreu i klubit ka bërë batuta me lojtarët, duke iu thënë se pret nga ata vetëm fitore.

“E dini vetë ju çfarë dua unë. Safet Gjici do në çdo ndeshje fitore, edhe në Champions. Pa fitore më mirë mos të kthehemi në Tiranë”, mësohet t’u ketë thënë Gjici lojtarëve. Ai nuk ka harruar të bëjë edhe batuta të tjera me senatorët e ekipit në lidhje me largimin e trajnerit Peter Pakult. “Më lodhët veshët, Pakulti, Pakulti. Ja tani s’e keni më, meqenëse ju ka bezdisur. Nuk ka pasur komunikim, e nuk ka bërë taktikë?! Po tani çfarë do thoni? Tani keni Cungun, e dini mirë ju çfarë duhet të bëni, nuk dua t’ju dëgjoj më”, ka vijuar presidenti.

PREMIO

Gjatë rrugës Gjici ka bërë dhe premtimin e madh për ndeshjen, duke vënë në dispozicion ekipit premio. “Ju më njihni mirë mua, sa herë ju kam premtuar, nuk kam zhgënjyer ndonjëherë. Fitoni dhe ja ku jeni të gjithë këtu, firmoseni letrën te kapiteni dhe ma kaloni mua. Keni çek të bardhë. Më thoni gjatë kampionatit sa premio keni marrë?”. Një Gjici në formë, por që sot kërkon me patjetër kualifikimin. Jo vetëm për të bërë historinë në Champions, por edhe për të mbushur arkat e klubit, pasi bonuset e UEFA-s janë një motiv më tepër. Nëse Kukësi eliminohet sot, sërish ka një mundësi në Ligën e Europës, teksa e nis nga turi i dytë dhe do të luajë me humbësin e çiftit Spartak Trnava-Zrinjski.

S.Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"