Aventurë për ndeshjen e kreut, skuadra spanjolle udhëton me taksi për në Granada

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2019 | 20:32

Aventurë për ndeshjen e kreut, skuadra spanjolle udhëton me taksi për në Granada

Në orën 21:00, do të luhet një ndeshje shumë e rëndësishmes mes Granadës dhe Real Sociedadit, që më shumë gjasa mund të vendosë kreun.

process

Por, ajo që ishte e pazakontë  para kësaj ndeshje, është mënyra se si ka shkuar Sociedadi të përballet me Granadën.

Avioni me të cilin ishte programuar të udhëtonte skuadra baske kishte disa probleme dhe nuk mund të nisej. Për fat të keq edhe avioni i dytë, nuk mund të ulej në pistën e qytetit të La Alhambras, pasi kishte erëra shumë të forta dhe u vendos të ulej në Malaga.

Autobuzi i skuadrës së Sociedadit ishte duke pritur sipas planit, në qytetin që do ulej avioni, kështu që lojtarët e skuadrës baske udhëtuan me taksi.

Një numër i madh taksish ka mbërritur në aeroportin e Malagas dhe kanë marrë lojtarët për t’i çuar në Granada. Situatë e pazakontë për klubin bask, që bëri një aventurë për ndeshjen e kreut.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"