Aventura europiane e Interit, Konte nuk harron humbjen me Lacion: Rezultat i dhimbshëm, por të tregojmë personalitet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2020 | 17:48

Aventura europiane e Interit, Konte nuk harron humbjen me Lacion: Rezultat i dhimbshëm, por të tregojmë personalitet

Trajneri i Interit Antonio Konte kërkoi që skuadra të reagojë me personalitet nesër në sfidën kundër bullgarëve të Ludogoretsit në kuadër të fazës 1/32 të Europa Ligës.

KONTEEEE

Tekniku italian iu referua humbjes me Lacion 2-1 në kampionat, të cilin e konsideron një “rezultat të dhimbshëm” zikaltërit.

“Sfida me Ludogoretsin – Sfidojmë një skuadër që është mësuar tashmë të luajë në Europë. Ata kryesojnë kampionatin e tyre me diferencë të madhe pikësh. Ata janë shumë të aftë në momentin kur dalin në sulm. Duhet të jemi të vendosur të tregojmë përulje dhe dëshirë. Duhet të japim më të mirën tonë, sepse luajmë kundër një skuadre që është në formë shumë të mirë.

Humbja me Lacion rëndon psikoligjikisht skuadrën – Ishte një rezultat i dhimbshëm, por paraqitja jonë ishte e shkëlqyer. Duhet të kthehemi të luftojmë me dëshirë dhe të ecim përpara. Prandaj duam të ecim në Ligën e Europës.

internazionale_corpo
Brozoviç dhe Skriniar mungojnë – Marselo ka problem në kyçin e këmbës, po rikuperohet për të qenë gati. Skriniari nuk duhej të luante, prandaj preferova ta lë në shtëpi. Sançezi është kthyer nga dëmtimi, por ka nevojë të arrijë kondicionin maksimal fizik. Është gati të na ndihmojë”, përfundoi Konte në prag të takimit të nesërm për fazën 1/32 të Ligës së Europës kundër Ludogoretsit.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"