Aventura e re në Francë, Durmishi nuk i kursen fjalët e mira për Lacion: Më kanë mësuar shumë …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2019 | 20:37

Aventura e re në Francë, Durmishi nuk i kursen fjalët e mira për Lacion: Më kanë mësuar shumë …

Futbollisti i kombëtares së Danimarkës Riza Durmishi do të nisë aventurën e re me ekipin francez të Nisës. Lojtari në pronësi të Lacios nuk pati asnjë peng për periudhën kur veshi fanellën e bardhekaltërve.

RizaDurmishi-e1546795387319-780x439

Në prezantimin para mediave, anësori i majtë  shpjegon se eksperienca në Itali i ka bërë shumë punë, të cilën pret që ta transmetojë tek ekipi francez.

‘‘Luajta rreth 20 ndeshje me Lacion. Jam një futbollist me tipare sulmuese dhe kampionati italian më ka mësuar shumë për sa i përket nivelit taktit. Lacio më ka ndihmuar shumë dhe për këtë gjë jam tepër i lumtur që kam luajtur me ta. Tani shpresoj që të zbatoj këtu në Nisë çfarë kam mësuar nga eksperienca ime në Itali’’, rrëfen shqiptari Durmishi.

durmishi

Durmishi u transferua te Lacio nga ekipi i Real Betisit në verën e 2018 për vlerën e 7.5 milionë €, por pas më shumë se 1 viti, nuk arriti ta gjente veten në formacionin titullar të Simone Inzagit. Në total, Durmishi numëron 20 ndeshje me Lacion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"