Aventura e Pjaniçit te Barcelona zgjat vetëm një sezon, Juventusi gati ta rikthejë. Ofron në këmbim…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2021 | 13:34

Aventura e Pjaniçit te Barcelona zgjat vetëm një sezon, Juventusi gati ta rikthejë. Ofron në këmbim…

Miralem Pjaniç u bashkua me Barcelonën në merkaton e verës së kaluar, por me paraqitjet e treguara ka zhgënjyer drejtuesit katalanas, të cilët tashmë e kanë nxjerrë në shitje boshnjakun. Pjaniç nuk ka shënuar asnjë gol apo asist, me Barcelonën, teksa është aktivizuar në 28 ndeshje.

PJANIC

Largimi në verë duket i pashmangshëm, me drejtuesit spanjollë që tashmë e kanë vendosur. Nga kjo kërkon të përfitojë Juventusi, që po mendon rikthimin e mesfushorit në Torino.

Sipas asaj që raporton “RAC1”, italianët për të bindur Barcelonën të lërë të lirë Pjaniçin, kanë ofruar në këmbim mesfushorin tjetër, Rodrigo Bentankur. Në ditët e ardhshme pritet të ketë komunikime të tjera mes palëve dhe një marrëveshje nuk përjashtohet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"