Aventura drejt përfundimit , Sadiku në shitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2018 | 20:14

Aventura drejt përfundimit , Sadiku në shitje

Duket se kaq ka zgjatur aventura e Armando Sadikut në Spanjë. Sulmuesi, sipas asaj që raporton “Marca” është një nga lojtarët që do të largohet. Klubi ka rinovuar me sulmuesit kryersor Boateng dhe Roxher, dhe ai që e pëson është pikërisht shqiptari.

sadiku-1-e1525975646810

27-vjeçari i kushtoi Levantes rreth 1 milionë euro, kur ajo e bleu nga Legia e Varshavës. Eksperienca nuk është nga më të mirat, pasi Sadiku nuk arriti të shënonte asnjë gol në La Liga. Ai arriti të luante vetëm 6 ndeshje, nga të cilat 4 si titullarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"