Avdyli: E kam pasur të lehtë të përshtatem, ndaj Tiranës s’na deshi fati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2018 | 22:15

Avdyli: E kam pasur të lehtë të përshtatem, ndaj Tiranës s’na deshi fati

Mesfushori Florent Avdyli është një nga zbulimet e këtij sezoni. 27-vjeçari, i cili u morr nga trajneri Shkëmbi te skuadra e Lirisë, ka bindur në 2 ndeshjet e para, duke zhvilluar paraqitje të kënaqshme. Në prononcimin pas ndeshjes për “Supersport”, mesfushori tregoi se ndjesia më e mirë do ishte ta kishin fituar ndeshjen.

avdyli

“Ndjesia më e mirë ishte të kishim fituar. Loja ka qenë e mirë, po s’na deshi fati, ashtu si me Vlorën. Do përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje. Do vij dhe goli. Të dyja ndeshjet kanë pasur vështirësi. Tirana është e fortë dhe na vuri në vështirës, me pak fat duhet të kishim fituar. Ne u munduam me sulmet tona në të dyja ndeshjet, megjithëse Latif vazhdon të mos shënojë”.

Cila ishte vështirësia më e madhe për tu përshtatur në këtë ekip?

Vështirësi s’ka pasur. Kam punuar 1 vit me këtë staf. I di çfarë loje kërkon Shkëmbi. Nuk ka pasur shumë vështirësi të them të vërtetën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"