Avdijaj: Dua të shënoj sa më shumë gola me Tiranën, jam gati për të luajtur me fanellën bardheblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2020 | 16:30

Avdijaj: Dua të shënoj sa më shumë gola me Tiranën, jam gati për të luajtur me fanellën bardheblu

Albion Avdijaj është lojtari më i ri i Tiranës. Ish-futbollisti i Grasshopersit i’u bashkua bardhebluve pak ditë para festës së titullit kampion.

albion-avdijaj

Avdijaj u shpreh mjaft i lumtur që i’u bashkua Tiranës. “Ndihem shumë mirë që kam zgjedhur Tiranën dhe jam gati për të luajtur me fanellën e kësaj skuadre. Nuk kam parë shumë ndeshje të Tiranës, por e di që është skuadra me më shumë tituj në Shqipëri dhe mezi pres të kontribuoj”, u shpreh sulmuesi. 26 vjeçari tregon se dëshiron të shënojë sa më shumë gola me Tiranën.

“Objektivi është që të fitojmë sërish titullin kampion dhe të shkojmë sa më larg në kupat e Europës. Në aspektin personal dua të shënoj sa më shumë gola dhe të ndihmoj ekipin të arrijë objektivat që ka”, deklaroi Avdijaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"