Autroitet gjermani, trajneri detyron lojtarët të lajnë pjatat nëse gabojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2018 | 18:38

Autroitet gjermani, trajneri detyron lojtarët të lajnë pjatat nëse gabojnë

Këtë të premte do të kampionati gjerman do të hapë siparin me ndeshjen midis kampionëve të Bajernit të Mynihut me Hofeneimin. Megjithatë ajo që ka rënë në sy përpara hapjes së kampionatit është deklarata e trajnerit të Volfsburgut, Bruno Labadia i cili ka treguar një mënyrë të re ndëshkimi për futbollistët e tij në rast se gabojnë i cili duket disi qesharak.

regular-16-9

“Gjobat janë ndëshkuese, por mendoj se ka forma të tjera, që japin më mirë efektin. Për shembull, nëse dikush gabon, mund të ndëshkohet me larjen e pjatave pas drekës me skuadrën, ose shpërndarjen e pajisjeve të stërvitjes, te shokët e ekipit. Të bësh këto gjëra nuk është aspak argëtuese dhe mendoj se lojtarët preferojnë më shumë gjobën”, deklaroi Labadia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"