Autori i golit që mposhti Shehin në shtesë: Të paktën i shpëtuam humbjes…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2017 | 23:10

Autori i golit që mposhti Shehin në shtesë: Të paktën i shpëtuam humbjes…

Po të mos ishte për Angelo Henrikez, Skënderbeu do kthehej në Shqipëri me një fitore 1-0 që do ta afronte ndjeshëm me fazën në grupe të Ligës së Europës. Por devijimi në portën e Shehit i lojtarit në minutën e 94-t të ndeshjes, prishi disi planin e korçarëve.

henrikez

“Në pjesën e parë në luajtëm me të vërtetë keq, më pas ishte diçka më mirë. Kemi humbur shumë raste dhe portieri priti mrekullisht një prej tyre. Unë nuk isha me fat, por arrita të përfitoja nga përplasja. Sigurisht që do të ishte më mirë të fitonim, por të paktën i shpëtuam humbjes”, tha Henrikez pas ndeshjes.

622e4806cebc531b9a95

Ndërkohë, Nikola Moro e cilësoi si thelbësore ndeshjen e kthimit në Elbasan. “Çdo gjë në ndeshjen tonë sot varej nga ne dhe mënyra se si kemi luajtur në pjesën e parë duhet ta harrojmë sa më shpejt. Pas pushimit filluam të luanim, të shtynim kundërshtarët, kishim mbajtje topi dhe raste, e meritonim të barazonim. Pas rezultatit 1-1, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shkojmë në Shqipëri dhe të fitojmë ndeshjen”, tha mesfushori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"