“Autogoli” i mbrojtësit gjerman/ Publikon foto në “Instastory”, por harron të fshijë faqen ku po shikonte… porno

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2020 | 0:03

“Autogoli” i mbrojtësit gjerman/ Publikon foto në “Instastory”, por harron të fshijë faqen ku po shikonte… porno

Futbollisti i Noruiçit, Tim Klose, postoi së fundmi, një foto në “Instastory”, por që në fakt rezultoi një “autogol”.

 sport-preview-klose-call

Futbollisti gjerman ndau më fansat e tij në rrjetin social “Instagram”, një fotografi nga shtëpia, ku shihej laptopi i tij, si dhe programi i filmave “Netflix”. Klose harroi ta hiqte njëren prej ‘task-eve’ ku tregohej se ai ishte duke parë gjithashtu edhe filma pornografikë në “Pornhub”.

sfdgd

Ky detaj nuk i ka shpëtuar ndjekësve në rrjetet sociale, edhe pse mbrojtësi e fshiu më pas foton, ajo u kap nga fansat dhe u shpërnda me shpejtësi në rrjetet. Mesa duket, këtë periudhë të vështirë karantinimi 31-vjeçari, përveccse duke parë filma në “Netflix”, e kalon duke parë edhe filma… pornografik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"