FOTO / Autogol dhe dy gabime në 4 minuta, Teuta mundet nga italianët e Çezenës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2017 | 20:00

FOTO / Autogol dhe dy gabime në 4 minuta, Teuta mundet nga italianët e Çezenës

Teuta është mundur me rezultatin 3-0 nga skuadra e Çezenës, në miqësoren e zhvilluar sot në Itali, ku ekipi durrsak po zhvillon fazën përgatitore.

Teuta

 

Skuadra e drejtuar nga Gugash Magani nuk ka arritur t’u rezistojë kundërshtarëve italianë, të cilët janë më para me përgatitjet për sezonin e ri, si dhe kanë një formacion mjaft cilësor meqë luajnë në Serinë B italiane.

Cesena vs Teuta

 

Në një ndeshje me mjaft rivalitet, ekipi durrsak i ka bërë ballë mjaft mirë italianëve, duke rezistuar deri në minutën e 40 të takimit, kur mbrojtësi Shkalla devijoi në portën e tij të Krimit.

Portieri i Teutes

Në fraksionin e dytë të lojës, dy pasiguri të skuadrës shqiptare sollën edhe golat e shpejtë brenda katër minutave të Paniko dhe Jallou, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-0.

Teuta vs Cesena

Kjo ishte një ndeshje mjaft e rëndësishme për Maganin, i cili ka testuar gjendjen e ekipit të tij përballë një rivali shumë të fortë.

Durresi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"