Autobuzi i Sitit u sulmua nga tifozët e Liverpulit, shikoni reagimin e Pep Guardiolës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2018 | 16:53

Autobuzi i Sitit u sulmua nga tifozët e Liverpulit, shikoni reagimin e Pep Guardiolës

Një ngjarje e shëmtuar u shënua ditën e djeshme para ndeshjes Liverpul-Mançester Siti, e vlefshme për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Gurdiola

Autobuzi që transportonte futbollistët e Sitit u sulmua nga tifozët e Liverpulit gjatë kohës që shkonte në stadiumin ku do të luhej ndeshja. Shishe fishekzjarrë dhe gurë u hodhën mbi autobuzin e “qytetarëve”.

Me të drejtë trajneri Pep Guardiola ishte tepër i mërzitur për atë çka ndodhi dhe falënderoi në mënyrë satirike stafin e Liverpulit, për mos marrjen e masave.

Guardiola 3

“Marca” ka publikuar pamjet e Guardiola kur zbret nga autobusi në “Anfield Road”.

“Faleminderit që na mbrojtët, faleminderit shumë, – tha spanjolli me një buzëqeshje ironike dhe më pas shtoi, – E vlerësoj atë që bëtë… ky është një turp”.

2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"