Autobusë pa limit për ultrasit e Partizanit, policia e Korçës bën planin e pritjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2017 | 9:30

Autobusë pa limit për ultrasit e Partizanit, policia e Korçës bën planin e pritjes

Partizani nuk e ka nisur mbarë sezonin e ri, pasi në dy ndeshjet e para të zhvilluara në shtëpi, të kuqtë kanë marrë vetëm një pikë, ku nuk kanë shënuar asnjë gol. Pavarësisht rezultateve jo të mira, tifozët e skuadrës së Partizanit janë duke u organizuar për të qenë sa më të shumtë në transfertën ndaj Skënderbeut.

partizani guerrils

Rivaliteti i viteve të fundit jo vetëm në fushë, por edhe në tribuna ka qenë i madh dhe ultarsit e kuq pritet të jenë në masë të madhe në shkallët e stadiumit në këtë përballje, ku Partizani pritet të bëjë kthesën. Ashtu si në të shkuarën, edhe këtë sezon klubi do të jetë pranë tifozërisë së kuqe duke vënë autobusë për udhëtimin e tyre falas në çdo transfertë. Për këtë transfertën e parë sezonale, që pritet një vërshim ultrasish të kuq në drejtim të Korçës, gjë e cila ka ndodhur edhe në të shkuarën.

guerrils

Mësohet se klubi do të vërë autobusë pa limit për këtë takim, kështu që numri i tyre do të jetë në varësi të tifozëve që do të udhëtojnë drejt Korçës. Tifozët e Partizanit do të kenë mundësi që t’i blejnë në kryeqytet biletat e ndeshjes, të cilat do të shiten nesër paradite te pallati i sportit “Asllan Rusi”, nga ku do të bëhet edhe nisja e autobusëve. Udhëtimi i tifozëve pritet të jetë i organizuar dhe në hyrje të Korçës ultrasit e Partizanit do të priten nga forcat e policisë, të cilat do t’i shoqërojnë deri në hyrje të stadiumit.

guerrlis

Organizatorët kanë kërkuar që tifozët e kuq të pajisen më mirë me biletë në kryeqytet, në mënyrë që të mos krijohen premisa për përplasje apo ngacmime mes dy tifozërive. Gjatë ditës së sotme pritet të vendoset edhe orari i nisjes së autokolonës së tifozëve të Partizanit në drejtim të juglindjes, ku të shtunën, në orën 19:00, do të luhet ndeshja e javës së tretë ndaj Skënderbeut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"