Autobusë pa limit, Bylisi ngre gjithë qytetin në këmbë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2017 | 10:28

Autobusë pa limit, Bylisi ngre gjithë qytetin në këmbë

Ashtu si dy vite më parë, Bylisit i duhet vetëm fitorja në ndeshjen e sotme në Lushnjë ndaj skuadrës vendëse. Në 2015-ën, ballshiotët ia dolën të fitonin 1-0 me gol të Shoshit. Sot do të tentojnë të njëjtën gjë. Për këtë takim, presidenca do të vendosë autobusë pa limit për tifozët që të udhëtojnë drejt Lushnjës në mbështetje të skuadrës.

festa bylis

“Nesër (sot) në orën 12:00 do të jenë te ‘Rrapi’ në qendër të qytetit autobusët falas që nisen drejt Lushnjës! Mos mungoni, sa më të shumtë në numër. Lajmëroni miqtë, shokët, lini çdo pune dhe të gjithë në Lushnjë! Është ndeshja jonë, është festa jonë!”, shkruante klubi ballshiot në faqen zyrtare në “Facebook”.

bylis

Klubi do të vendosë autobusë pa limit në dispozicion të tifozëve për të udhëtuar drejt Lushnjës. Ndërkaq, Bylisi ka qëndruar për më shumë se shtatë ditë i grumbulluar për këtë takim.

Bylis formacioni

Pritet që trajneri Bledar Devolli të hedhë në fushë formacionin më të mirë, ku pa dyshim që do t’i jepet përparësi sulmit. Ballshiotëve u duhet vetëm fitorja në këtë takim për të siguruar ngjitjen në Superiore.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"