Autobusa falas për tifozët e Kamzës, kapiteni Plaku “samit” me trajnerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2017 | 14:42

Autobusa falas për tifozët e Kamzës, kapiteni Plaku “samit” me trajnerin

Ramadan Ndreu dhe Sebino Plaku kanë zhvilluar një “minisamit” dje. Trajneri dhe kapiteni i sapoemëruar kanë diskutuar gjerësisht për startin dhe për Kukësin sidomos, ndërsa dihet që sulmuesi e njeh mjaft mirë kundërshtarin.

Plaku dhe Ndreu

Gjatë seancës së djeshme, stafi teknik u përqendrua më shumë në aspektin ndërlidhës të reparteve sesa në përgatitjen fizike, me qëllim që skuadra të jetë sa më e freskët përpara takimit me Kukësin.

Qarri - Mziu

Stërvitja u ndoq edhe nga drejtuesit më të lartë të klubit, si presidenti Naim Qarri, po ashtu edhe kryebashkiaku Xhelal Mziu, prezenca e të cilëve i dha ndjeshëm moral grupit.

kamza

Ata madje kanë deklaruar se do të vendosin autobus në dispozicion për tifozët, në mënyrë që të kenë mundësi të ndjekin ekipin e zemrës në “Zeqir Ymeri”. Këto do të vihen në dispozicion vajtjeardhje ditën e shtunë, ndërsa në orën 11:00 do të bëhet grumbullimi dhe në orën 11:30, nisja drejt qytetit verilindor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"