“Audienca ishte e lartë”, Murinjo ironizon gazetarët: Nëse do ishim 5-0 njerëzit do…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2022 | 20:41

“Audienca ishte e lartë”, Murinjo ironizon gazetarët: Nëse do ishim 5-0 njerëzit do…

Roma mori një fitore shumë të rëndësishme në kampionat përballë Empolit në transfertë me rezultatin 2-4. Në përfundim të kësaj sfide ka folur dhe Murinjo, i cili nuk mund të linte pa thënë batutat e tij.

murinjo

Portugezi u pyet nga gazetarët e DAZN se pse ekipi i tij nuk e mbylli sfidën më herët dhe sigurisht  tekniku u përgjigj në stilin “Murinjo”.

“Pjesa e dytë? Mendoj që ishte fantastike për ju. Nëse rezultati do të ishte 5-0, njerëzit do të fiknin televizorin, kështu që audienca ishte e lartë”.

Murinjo si gjithmonë mbetet epik me karakterin e tij, ndërsa Roma po ngjit shkallët drejt zonës europiane

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"