“Audicionet” te Dinamoja, një mesfushor ikën dhe një tjetër vjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2021 | 11:33

“Audicionet” te Dinamoja, një mesfushor ikën dhe një tjetër vjen

Largohet Norik Krasniqi. Vetëm një javë ka rezistuar te kryeqytetasit 20-vjecari. Kosovari erdhi në provë dhe vetëm nëse do të bindte stafin teknik, mund të qëndronte. Ai do të vinte në fakt në formë huazimi prej Besës së Pejës, por nuk dihet pse nuk kanë shkuar drejt një marrëveshje. E megjithatë, testimet te blutë vazhdojnë.
123016696_3909462002415853_7407980467905100614_o
Norik Krasniqi

Një mesfushor ikën dhe tjetri vjen. Këtë herë ka “zbarkuar” në kryeqytet Esmerald Aluku. 22- vjeçari ka pak ditë që është vënë nën urdhrat e Françesko Morieros dhe Fabricio Mikolit, por ende nuk është vendosur e ardhmja e tij.
Yzzh8oUnKBuIKQ9GjfunteODlNLjNM2i
Shtatshkurtri për të fundit herë është aktivizuar në Sllovaki në sezonin 2018-2019, te Dunajska Streda. Lojtari është aktivizuar në 18 ndeshje, ndërsa më herët ka qenë pjesë e Arsenal Akademi.

Ndërkohë, ekipi vijon të përgatitet për anti-Erzenin. Stafi i bluve po punon intensivisht, duke shfrytëzuar edhe ndërprerjen e kampionatit. Futbollistët kanë kondicion të mirë fizik, përveç Damiano Pontrelit.
maxresdefault (1)
Ai vazhdon të shqetësojë. Është dëmtuar që në fund të 2020-ës, por rikuperimi duket larg. Edhe pse mjekët po bëjnë çmos që të jetë gati, ka shumë mundësi që të humbasë javën e 10-të. Ajo që bën përshtypje te Dinamoja është mungesa e miqësoreve. Pasi kanë zhvilluar një ndeshje me ekipin e 21-vjeçarëve, nuk kanë kryer më. Duket se italianët preferojnë që skuadra të mos zhvillojë miqësore dhe kjo mund të jetë një strategji.

SKERDILAID SULOZEQI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"