Aubamejang shet Lamborxhinin, Reali i Madridit i “shkel syrin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2017 | 10:30

Aubamejang shet Lamborxhinin, Reali i Madridit i “shkel syrin”

Bomberi gabonez i Dortmundit, PierEmerik Aubamejang, njihet për automjetet luksoze me të cilat qarkullon çdo ditë në Dortmund. Aubamejang ka nxjerrë në shitje gjatë ditës së djeshme një prej automjeteve më të veçanta që ka në koleksionin e tij, Lamborxhini Aventador me një shumë prej 329,096 eurosh.

Aubamejang.

Megjithatë, ajo e Aubamejang është më e veçantë se normalet, pasi vetë sulmuesi e ka modifikuar madje edhe ngjyrën duke e kromatizuar.

aubamejang

Dëshira e sulmuesit për t’u larguar nga Borussia Dortmund është shfaqur prej kohësh, por tani sulmuesi duket më i vendosur se kurrë. Ndërkohë lajme vijnë edhe nga Spanja, ku sipas “El Mundo Deportivo”, Real Madrid ka vënë në shenjestër Aubamejangun.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"