Aubamejang: Kisha oferta nga Barcelona dhe disa klube të tjera, vendosa të qëndroj tek Arsenali për dy arsye

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2020 | 14:22

Aubamejang: Kisha oferta nga Barcelona dhe disa klube të tjera, vendosa të qëndroj tek Arsenali për dy arsye

Pierr Emerik Aubamejang rinovoi me Arsenalin këtë verë, pavarësisht interesit nga Barcelona. Sulmuesi pranoi se katalanasit kishin ardhur me një ofertë për të.

skysports-gabriel-arsenal-premier-league_5094220 (1)

“Kisha disa oferta. Veçanërisht nga Barcelona, por edhe nga klube të tjera. Por unë qëndrova tek Arsenali për dy arsye, dhe e para ishte trajneri Mikel Arteta. Ne folëm shumë gjatë periudhës së izolimit. Ai më bindi me projektin. Më tha se unë mund të firmosja për një ekip tjetër ose të qëndroja dhe të lija shenjën time te Arsenali.

Arsyeja e dytë që vendosa të qëndroj, është dashuria që kam marrë nga tifozët dhe njerëzit në klub. Ata më kanë trajtuar si djalin e tyre, dhe për shkak të kësaj vendosa të qëndroj”,tha Aubamejang për “Canal+”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"