Atmosferë spektakolare në pallatet e sporteve në Korçë dhe kryeqytet, lojërat me dorë rigjejnë publikun e munguar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2023 | 11:27

Atmosferë spektakolare në pallatet e sporteve në Korçë dhe kryeqytet, lojërat me dorë rigjejnë publikun e munguar

Basketbolli dhe volejbolli janë në metrat e fundit të edicionit sportiv 2022-2023, teksa gradualisht po mbyllen edhe finalet e “play off”- it në të dyja sportet. Collage Maker-28-Apr-2023-11-24-AM-2808

Përtej vështirësive dhe problematikave, që tashmë prej vitesh mbeten të njëjta në lojërat me dorë, me aspektin financiar në plan të parë, mbetet për t’u theksuar se këto dy sporte të traditës në Shqipëri po realizojnë një prej misioneve më të kryesore, që është afrimi i sportdashësve nëpër salla. Në fakt faza “play off” gjithnjë ka ngjallur interes, ndërsa vitet e fundit ku interes i publikut duket se po rritet gjithnjë e më shumë.

VOLEJBOLL – Në Korçe nuk përbën më lajm pallati i sportit i mbushur rrafsh, sa herë që luan Skënderbeu i volejbollit të femrave. Me një ekip konkurrues, publiku korçar është përgjigjur gjithnjë prezent edhe në ndeshjet e sezonit të rregullt, ndërsa tashmë në finalet kundër Partizanit është e vështirë të gjesh vend në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, të mbushur në kapacitetin maksimal me mbi 2500 tifozë.

343395513_3372376873018905_8947710265306522502_n

Ndonëse jo në të njëjtat numra, të shumtë në numër kanë qenë edhe tifozët e Partizanit në “Asllan Rusi”. Duke kaluar te ndeshjet e meshkujve, finalet derbi ndërmjet Tiranës dhe Partizanit ishin nga më të bukurat, duke dhuruar një nivel të lartë volejbolli. Sfida me rivalitet dhe spektakël, të cilat në fakt do të meritonin një numër edhe më të lartë tifozësh. Ndërkohë një ekip që nuk ishte pjesë e finaleve, por që i mbush pallatet e sportit është edhe Erzeni, me shijakasit që e ndalën rrugëtimin e tyre në gjysmëfinale.

341811340_1832276177152550_9026366684952667639_n

BASKETBOLL – Pas 5 vitesh me finalet që ishin bërë “pronë” e Durrësit, sigurisht edhe atje me një interesim të lartë nga sportdashësit, kryeqyteti u rikthye të presë aktet e fundit të Superligës së basketbollit për meshkuj. Vetëm dy ditë në parë u zhvillua finalja e tretë ndërmjet Besëlidhjes dhe Tiranës. Një seri finalesh që kanë sjellë nga ndeshja në ndeshje rritje të numrit të tifozëve në sallë, ndërsa gjithçka kulmoi me sfidën e së mërkurës.343542049_190440200473991_4872050304778430716_n

Një spektakël i vërtetë nga dy tifozëritë, të cilat krijuan atmosferë të jashtëzakonshme në sallë, atmosferë elektrizuese që pritet të përsëritet edhe në finalen e katërt, të hënën në “Feti Borova”. Në radhët e femrave, dominimit të Flamurtari në parket i është përgjigjur rregullisht edhe ai publikut vlonjat në pallatin e sportit, të shumtë në numër në fazën finale.

343290460_1878014342569545_2938146117795567892_n

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"