Atmosferë pozitive te Teuta, kampionët në humor para ndeshjes me Kastriotin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2021 | 18:49

Atmosferë pozitive te Teuta, kampionët në humor para ndeshjes me Kastriotin

“Djemtë e detit” kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore në aneksin e stadiumit “Niko Dovana”, teksa i gjithë grupi ka qenë në dispozicion të trajnerit Edi Martini.

teuta

Edhe mbrojtësi i djathtë vlonjat, Hektor Idrizi, i është bashkuar ekipit duke lënë pas dëmtimin e pësuar dy javë më parë.

Atmosfera është shumë e mirë në skuadër, teksa humori është i pranishëm në çdo moment. Për ndeshjen ndaj Kastriotit nuk do të ketë asnjë mungesë dhe Martini ka tashmë luksin e përzgjedhjes, në një kohë që konkurrenca në çdo repart është shtuar ndjeshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"