Atmosferë festash edhe në boks, Tajson Fjuri fton për Krishtlindje rivalin Deontej Uajldër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2021 | 22:28

Atmosferë festash edhe në boks, Tajson Fjuri fton për Krishtlindje rivalin Deontej Uajldër

Një deklaratë e pazakontë është bërë sot nga kampioni i botës për peshat e rënda në boks, Tajson Fjuri. Ai i ka bërë një ftesë publike për të kaluar Krishtlindjet bashkë rivalit të tij të madh, Deontej Uajdlër.

fjuri uajlder

Fjuri u shpreh se ai ka marrë një shtëpi me qira për të kaluar festat me familjen e tij dhe familjen e rivalit të tij, sigurisht nëse do ta pranonte ftesën. Britaniku u shpreh se do te ishte kënaqësi për të t’i kalonin festat bashkë dhe të bisedonin rreth ndeshjeve të zhvilluara mes tyre dhe se si ata të dy kishin bërë histori në luftën për titull të peshave të rënda në boks.

Fjuri dhe Uajldër kanë zhvilluar tre  përballje mes tyre, dy prej të cilave i ka fituar Fjuri ndërsa tjetra është ndarë në barazim. Tani pritet përgjigja e Uajldër për të parë nëse dy kampionët do i kalojnë këto Krishtlindje së bashku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"