Atmosferë fantastike te Vllaznia, zbulohet premioja e sponsorit Xhaferi në rast triumfi ndaj Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2020 | 15:20

Atmosferë fantastike te Vllaznia, zbulohet premioja e sponsorit Xhaferi në rast triumfi ndaj Skënderbeut

Pas triumfit në shtëpi ndaj Apolonisë, në javën e parë të kampionatit, te Vllaznia duket se e kanë marrë shumë seriozisht sezonin e ri. Kuqeblutë do të përballen ditën e nesërme ndaj Skënderbeut në transfertë, në një sfidë tepër delikate, ku do të kërkojnë të vijojnë serinë e rezultateve pozitive.

Brdaric-Vllaznia

Për të motivuar ekipin, mësohet se sponsori Alban Xhaferi i ka premtuar lojtarëve dhe stafit teknik një premio prej 5 milionë lekësh të vjetra në rast fitoreje në Korçë.

ademi dhe xhaferi

Mësohet se Xhaferi nuk ndodhet momentalisht në Shkodër, teksa ka dërguar avokatin Blendi Dibra tek ekipi për t’ia bërë të ditur këtë shpërblim që ai ka vënë në dispozicion rast suksesi në ndeshjen e nesërme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"