Atmosferë elektrizuese në “Air Albania”, Kombëtarja e Agustin Kolës mposht Gjeorgjinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2020 | 22:16

Atmosferë elektrizuese në “Air Albania”, Kombëtarja e Agustin Kolës mposht Gjeorgjinë

Kombëtarja U-16 e femrave ka siguruar fitoren e dytë radhazi në turneun e UEFA-s. Vajzat kuqezi të drejtuara nga Agustin Kola, kanë mposhtur me rezultatin 3-1 Gjeorgjinë.

Shqiperia U16 femra

Golat u shënuan nga Qosja ’19, Coka ’44 dhe Shahaj ’60. Vlen për t’u theksuar se në stadium pati një numër të konsiderueshëm spektatorësh që mbështetën Kombëtaren U-16 të Shqipërisë.

Shqipwria U16

Në fund të takimit, vajzat kuqezi, u bënë një thirrje të gjithë të rinjve, nxënësve, studentëve dhe prindërve t’i mbështesin në ndeshjen e fundit përballë Malit të Zi, ditën e diel, datë 16 shkurt ora 14:00 në Air Albania Stadium, ku hyrja është falas.

u16 femra

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"